Get the Flash Player to see this rotator.

Stafi

Programi AlbVET është një program për mbështetjen e sistemit Shqiptar të
Arsimit dhe Formimit Profesional. Ky program është tërësisht i financuar nga
SDC, Agjencia Zvicerane e Zhvillimit të qeverisë së Zvicrës. SDC ka
kontraktuar Swisscontact për zbatimin e programit AlbVET edhe ne fazen e tij te trete.


 
Aktualisht, ekipi ka në përbërje nje miksim ekspertesh zviceranë dhe shqiptarë
si vijon në  Kartën Organizative

 

 

Matthias Jaeger

Perfaqesues,Swisscontact
++355 4 22 31 850
jaeger@swisscontact.al

Diplomuar nga Instituti Federal i Zvicrës për Arsimin dhe Formimin Profesional.
Lektor  në një kolegj për trajnimin e mësuesve;  mësues në shkollat profesionale;
manaxher i trajnimit në një shtypshkronjë gazete dhe shtëpi botuese në
Zvicër; manaxher  projekti në Bangladesh; bashkë-drejtor i Institutit Kombëtar të
Trajnimit për Mësimdhënie Teknike në Nepal; pjesëtar dhe  konsulent me
përvojë të gjatë për  zhvillimin organizativ në një firme private në Zvicër.
Aktualisht, Menaxher i Programit AlbVET  dhe Përfaqësues Vendor i Swisscontact në Shqipëri që
prej 2007.
 
 


 


 

Ana Zacharian

Koordinatore e Projektit, Administrimit dhe Financës
++355 4 22 31 850
ana@swisscontact.al

Në profesion Inxhiniere Mekanike, ka kryer studimet e larta edhe për
Administrim dhe Biznes pranë Universitetit të Tiranës; Eksperiencë pune si
inxhiniere ne sektorin shtetëror e me pas me organizata ndërkombëtare  në
projektet e zhvillimit në Shqipëri; konsulente e AFP me Swisscontact që prej
2004.
Aktualisht ka në ngarkim mbarëvajtjen dhe menaxhimin e zyrës së projektit AlbVET
 


 

Edlira Gjoni

Manaxhimi i Njohurive dhe Komunikimit
++355 4 4 22 31 850
egjoni@swisscontact.al

Diplomuar për gazetari, ka kryer studimet pasuniversitare për Politikat e Komunikimit
dhe Studime Europiane.
Eksperiencë e gjatë në fushën e medias, por edhe interes të veçantë  për  politikën,
çështjet sociale, komunikimin dhe arsimin. Përvoja në komunikim përmbledh një sërë
funksionesh, prej raportimit të lajmeve në media, analizave, botimeve dhe bashkautorësive,
deri tek marrëdhëniet me publikun. Qe prej  fillimit të vitit 2007, punon ngushtësisht me
projekte ndërkombëtare në fushën e AFP-së. Prej shtatorit 2009, ka në ngarkim marrëdhëniet
me publikun, imazhin dhe promovimin e AFP-së  në Shqipëri nëpërmjet  programit AlbVET.
Motoja e saj: “Ta shndërrojmë AFP-në në një çështje të interesit të gjerë  publik” 

 


 


 

Maksim Konini

Koordinator Komponenti
++355 4 22 31 850
maksim@swisscontact.al

Diplomuar si inxhinier mekanik në Universitetin e Tiranës në 1973. Doktor i
shkencave teknike që nga 1988. Eksperience e gjatë si inxhinier dhe kërkues
shkencor. Përvojë e gjerë në fushën e AFP-së si në MASH, ashtu edhe me organizatat
ndërkombëtare, me të cilat bashkëpunon që prej  vitit 1994. Rol kyç në projektin e GTZ-së
 për një Akademi Profesionale në Durrës, 2007-2009. Kualifikime në Gjermani, Itali,
Francë, SHBA. Aktualisht drejton komponentin “Mbështetje për reformën në sistemim formal
të AFP-së” me fokus “Projektet e të nxënit” 
 


 

 

Kleidor Rustemi

Koordinator Komponenti
++355 4 22 31 850
kleidor@swisscontact.al

Ka mbaruar studimet e larta për Punë Sociale në vitin 2000. Ka eksperiencë të gjatë pune me organizatat ndërkombëtare si UNHCR, ICMC, BE, etj. Fusha e tij e ekspertizës mbulon cështjet gjinore, ato të migracionit, të përfshirjes sociale, manaxhimin e bizneseve të vogla, etj. Kleidori ka punuar gjatë me hartimin e një sërë programeve e trajnimeve për cështjet sociale. Ai ka gjithashtu eksperienë si pedagog i Cështjeve Sociale për Emigrantët në Universitetin Publik të Tiranës.

Eshtë me projektin AlbVET që prej Shtatorit 2010.


 

 

Ilir Aliko

Koordinator Komponenti
++355 4 22 31 850
ilir@swisscontact.al

Diplomuar si inxhinier mekanik në Universitetin e Tiranës në 1974; inxhinier
konsulent  për një periudhë të gjatë në sektorin shtetëror dhe privat.  Që prej vitit
2001,  konsulent i AFP-së  dhe anëtarë i grupit menaxhues në projektet e zbatuara
nga Swisscontact në Shqipëri.
Aktualisht drejton komponentit “Partneritet për të nxënët” në programin AlbVET

 


 


 

Arian Cyrbja

Financier
++355 4 22 31 850
arian@swisscontact.al

Diplomuar në degën Financë Kontabilitet në Korrik 1994 .Kualifikime në kontabilitet,
MIS,DACUM etj. Mban titullin "Kontabilist i Miratuar" dhe "Stazhier" si
Ekspert Kontabël; Aktualisht ushtron aktivitetin si Kontabël i Miratuar;
Eksperience të gjerë pune me OJF; '94-97 punon për SC; 2001-2006 përgjegjës i
Departamentit të Financës në Portin Detar Durrës; prej Qershorit '09, 
përsëri me SwissContact për programin AlbVET.
 


 

Joana Guza

Sekretare dhe TI
++355 4 22 31 850
joana@swisscontact.al

Ka mbaruar studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjeografi.
Në vitet 2001-2006  ka punuar i asistente administrate dhe asistente grafike ne Alstudio. Që prej gushtit 2007 është angazhuar si nxënëse- sekretare në me SwissContact.
Prej qershorit 2009 kryen funksionin e  asistentes së administratës dhe IT-së.


Fatos Neza

Logjistik dhe Shofer
++355 4 22 31 850
fatos@swisscontact.al

Diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; 5 vjet eksperience në institucionet
shtetërore shqiptare; rreth 6 vjet eksperiencë pune me organizatat ndërkombëtare
që operojnë në Shqipëri; që prej 2005 me Swisscontact si shofer dhe asistent
i logjistikës në organizmin e aktiviteteve tona.