Get the Flash Player to see this rotator.

Vështrim i shkurtër mbi projektin

 

Shqipëria është pjesë gjeografike e gadishullit Ballkanik që kufizohet me Maqedoninë, Greqinë, Kosovën, Malin e zi dhe me detet Adriatik e Jon. Ajo ka një popullsi prej rreth 3’700’000  banorësh. Rreth një milionë shqiptarë aktualisht jetojnë si emigrantë jashtë kufijve, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Përça i përket sistemit arsimor, arsimi i përgjithshëm i ka mbijetuar periudhës së tranzicionit dhe është duke u ndeshur tashmë me sfidat e standardeve europiane të cilësisë. Kurse arsimi dhe formimi profesional ka ende nevojë për reforma të thella.

Arsimi dhe formimi profesional ka potencial të lartë për të ndikuar në rritjen e ekonomisë dhe të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për t’i aftësuar njerëzit për tregun e punës.  Në këtë mënyrë, AFP-ja kontribuon si  në uljen e varfërisë, ashtu edhe në përshpejtimin e hapave në rrugën drejt integrimit europian.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme projekte për arsimin dhe formimin profesional që prej vitit 1994. Në këtë kuadër, edhe projekti AlbVET përfaqëson brezin e tretë të kësaj mbështetjeje.

Sistemi aktual i Arsimit dhe Formimit Profesional qëndron mbi dy shtylla kryesore. Ai ofron programe 2 deri në 4 vjeçare të bazuara në shkolla për nxënës të nivelit të shkollave të mesme. Gjithashtu ofron edhe kurse trajnimi 1-24 muaj për punëkërkuesit.

 

Sistemi aktual i AFP-së po përballet me disa sfida, më kryesoret mes të cilave janë:

    ·     Lidhja me tregun e punës

    ·     Tërheqja e studentëve potencialë

    ·     Cilësia e ofrimit si për procesin e  mësimdhënies, ashtu edhe për atë të nxënies;   

          si edhe përputhje me standarde europiane të shërbimeve profesionale.

    ·     Pjesëmarrja e sektorit privat në të gjitha nivelet e zhvillimit, për hartimin e 

          politikave, sigurimin e cilësisë dhe ofrimin e formimit profesional.

Në bashkëpunim të ngushtë me donatorë dhe projekte të tjera që financohen kryesisht nga  Bashkimi Europian, Gjermania, Austria, etj, projekti AlbVET mbështet qeverinë shqiptare në reformimin e sistemit të AFP-së. AlbVET punon në të gjitha nivelet, si p.sh. me ofrues individualë, autoritetet lokale dhe rajonale, por edhe me institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale.

 

Objektivat

Projekti AlbVET kontribuon në transformimin e sistemit të AFP-së, në mënyrë që ta shndërrojë atë në një sistem eficent dhe të lidhur mirë me tregun e punës. Nga ana e tij, ky treg duhet të jetë tërheqës për të gjithë të interesuarit në arsimin dhe formimin profesional, si edhe të ketë tipare e standarde europiane.

Për të arritur të gjitha këto synime, projekti AlbVET ka marrë përsipër të zbatojë katër komponentë kryesorë, të cilët janë:

Reformimi i sistemit formal

Sistemi aktual i nivelit të shkollave të  mesme i është nënshtruar një reforme të thellë. Sistemi i dikurshëm me programe fikse 3 dhe 5 vjeçare, është zëvendësuar tashmë me një  sistem të ri e fleksibël 2+1+1, me nivele të ndryshme specializimi dhe me më shumë pika dalje për në tregun e punës. AlbVET mbështet kështu zbatimin në dy drejtime profesionale dhe në 10 shkolla profesionale në të gjithë vendin.

Partneritet për të nxënit

Bashkëpunimi dhe partneriteti midis përfaqësuesve dhe aktorëve publikë e atyre privatë midis shkollave dhe bizneseve, pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Raportet mes tyre janë të ndikuara nga një ndjenjë e thellë mosbesimi. Po ashtu, niveli organizativ i sektorit privat është akoma i dobët. Projekti AlbVET po përpiqet të hartojë 4-6 modele lokale për partneritetin për të nxënit, që kanë disa tipare të sistemit dual ose të formimit brenda ndërmarrjes.

Decentralizimi

Sistemi aktual shqiptar është shumë i centralizuar dhe i ndarë nga tregu i punës edhe në nivelin lokal. Projekti AlbVET mbështet procesin e decentralizmit për vendimmarrjen në nivel rajonal dhe lokal, përmes pilotimit të një qendre rajonale të Arsimit dhe Formimit Profesional në Durrës, që të ketë tiparet e një qendre AFP-je gjysmë-autonome.

Përfshirja sociale e grupeve me nevoja te vecanta

AFP-ja, si një matës aktiv i tregut të punës shërben edhe si një instrument për përfshirjen e minoriteteve dhe shtresave sociale në nevojë në këtë treg. AlbVET mbështet zhvillimin dhe zbatimin e përqasjeve dhe koncepteve respektive në këtë pikë.

 

    Të dhëna të tjera:

Agjencia Finacuese

SDC – Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Agjencia Zbatuese

Swisscontact

 Fazat

Faza 1: 01.01.2007 – 30.06.2009

Faza 2: 01.07.2009 – 30.06.2011

 Vëllimi Financiar

Faza 1: CHF 4’435’000

Faza 2: CHF 2’600’000

 Partnerët vendas  

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale

dhe Shanseve të Barabarta

Agjencia Kombëtare e AFP

Shërbimi Kombëtar i Punësimit

10 shkolla profesionale

Ofrues privatë të AFP

Shoqata biznesi 

Zyra e Projektit  

1 Koordinator ndërkombëtar dhe këshilltar politikash

1 Menaxher projekti (vendas)

4 Koordinatorë komponentësh

1 Përgjegjës për marrëdhëniet me publikun

3 Nëpunës administrativ

 Internet

www.albvet.al

info@swisscontact.org.al