Vështrim i shkurtër mbi projektin
Përça i përket sistemit arsimor, arsimi i përgjithshëm i ka mbijetuar periudhës së tranzicionit dhe është duke u ndeshur tashmë me sfidat e standardeve europiane të cilësisë. Kurse arsimi dhe formimi profesional ka ende nevojë për reforma të thella.
Arsimi dhe formimi profesional ka potencial të lartë për të ndikuar në rritjen e ekonomisë dhe të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për t’i aftësuar njerëzit për tregun e punës. Në këtë mënyrë, AFP-ja kontribuon si në uljen e varfërisë, ashtu edhe në përshpejtimin e hapave në rrugën drejt integrimit europian.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme projekte për arsimin dhe formimin profesional që prej vitit 1994. Në këtë kuadër, edhe projekti AlbVET përfaqëson brezin e tretë të kësaj mbështetjeje.
Sistemi aktual i Arsimit dhe Formimit Profesional qëndron mbi dy shtylla kryesore. Ai ofron programe 2 deri në 4 vjeçare të bazuara në shkolla për nxënës të nivelit të shkollave të mesme. Gjithashtu ofron edhe kurse trajnimi 1-24 muaj për punëkërkuesit.
Sistemi aktual i AFP-së po përballet me disa sfida, më kryesoret mes të cilave janë:
· Lidhja me tregun e punës
· Tërheqja e studentëve potencialë
· Cilësia e ofrimit si për procesin e mësimdhënies, ashtu edhe për atë të nxënies;
si edhe përputhje me standarde europiane të shërbimeve profesionale.
· Pjesëmarrja e sektorit privat në të gjitha nivelet e zhvillimit, për hartimin e
politikave, sigurimin e cilësisë dhe ofrimin e formimit profesional.
Objektivat
Projekti AlbVET kontribuon në transformimin e sistemit të AFP-së, në mënyrë që ta shndërrojë atë në një sistem eficent dhe të lidhur mirë me tregun e punës. Nga ana e tij, ky treg duhet të jetë tërheqës për të gjithë të interesuarit në arsimin dhe formimin profesional, si edhe të ketë tipare e standarde europiane.
Për të arritur të gjitha këto synime, projekti AlbVET ka marrë përsipër të zbatojë katër komponentë kryesorë, të cilët janë:
Reformimi i sistemit formal
Sistemi aktual i nivelit të shkollave të mesme i është nënshtruar një reforme të thellë. Sistemi i dikurshëm me programe fikse 3 dhe 5 vjeçare, është zëvendësuar tashmë me një sistem të ri e fleksibël 2+1+1, me nivele të ndryshme specializimi dhe me më shumë pika dalje për në tregun e punës. AlbVET mbështet kështu zbatimin në dy drejtime profesionale dhe në 10 shkolla profesionale në të gjithë vendin.
Partneritet për të nxënit
Bashkëpunimi dhe partneriteti midis përfaqësuesve dhe aktorëve publikë e atyre privatë midis shkollave dhe bizneseve, pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Raportet mes tyre janë të ndikuara nga një ndjenjë e thellë mosbesimi. Po ashtu, niveli organizativ i sektorit privat është akoma i dobët. Projekti AlbVET po përpiqet të hartojë 4-6 modele lokale për partneritetin për të nxënit, që kanë disa tipare të sistemit dual ose të formimit brenda ndërmarrjes.
Decentralizimi
Sistemi aktual shqiptar është shumë i centralizuar dhe i ndarë nga tregu i punës edhe në nivelin lokal. Projekti AlbVET mbështet procesin e decentralizmit për vendimmarrjen në nivel rajonal dhe lokal, përmes pilotimit të një qendre rajonale të Arsimit dhe Formimit Profesional në Durrës, që të ketë tiparet e një qendre AFP-je gjysmë-autonome.
Përfshirja sociale e grupeve me nevoja te vecanta
AFP-ja, si një matës aktiv i tregut të punës shërben edhe si një instrument për përfshirjen e minoriteteve dhe shtresave sociale në nevojë në këtë treg. AlbVET mbështet zhvillimin dhe zbatimin e përqasjeve dhe koncepteve respektive në këtë pikë.
Të dhëna të tjera:
SDC – Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Agjencia Zbatuese
Swisscontact
Faza 1: 01.01.2007 – 30.06.2009
Faza 2: 01.07.2009 – 30.06.2011
Faza 1: CHF 4’435’000
Faza 2: CHF 2’600’000
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale
dhe Shanseve të Barabarta
Agjencia Kombëtare e AFP
Shërbimi Kombëtar i Punësimit
10 shkolla profesionale
Ofrues privatë të AFP
Shoqata biznesi
Zyra e Projektit
1 Koordinator ndërkombëtar dhe këshilltar politikash
1 Menaxher projekti (vendas)
4 Koordinatorë komponentësh
1 Përgjegjës për marrëdhëniet me publikun
3 Nëpunës administrativ



