Get the Flash Player to see this rotator.
Objektivi i Projektit
Projekti AlbVET kontribuon në reformën e plotë të sistemit Shqiptar të AFP-së për ta transformuar atë në një sistem që i përgjigjet me efikasitet tregut të punës, që është tëheqës për pjesëmarrësit dhe që synon drejt standardeve europiane. Për t’i arritur këto, AlbVET-i zbaton katër komponentë. Përveç kësaj, parimet dhe përvojat e komponentëve integrohen në nivelin e politikë-bërësve qendrorë nëpërmjet një këshilltari të politikave.
Komponenti 1 – Reforma e sistemeve formale
Sistemi formal në nivelin e shkollës së mesme i është nënshtruar një reforme të thellë. Sistemi i ngurtë me programe 3 dhe 5 vjeçare po zëvendësohet me një sistem të ri fleksibël 2+1+1, me nivele të ndryshme specializimi dhe dalje për në tregun e punës. AlbVET mbështet zbatimin në dy drejtime profesionale me një paketë të plotë, që përfshin hartimin e kurrikulave, trajnimin e instruktorëve/mësuesve dhe pajisjet në shkollat profesionale në të gjithë vendin. Per me teper informohu prej Maksim Konini.
Komponenti 2 – Partneritet për të nxënë
Bashkëpunimi dhe partneriteti midis përfaqësuesve dhe aktorëve publikë e privatë, midis shkollave dhe bizneseve, thuajse nuk ekziston në Shqipëri. Raportet mes tyre janë të ndikuara nga një ndjenjë e thellë mosbesimi. Po ashtu, niveli organizativ i sektorit privat është ende i dobët. AlbVET sysnon të zhvillojë 4-6 modele lokale si partneritet për të nxënë, duke zbatuar në një farë mënyrë skema duale apo çirakërie (trajnim nëpërmjet punës).Per me teper informohu prej Ilir Aliko
Komponenti 3 – Decentralizimi
Sistemi aktual shqiptar është shumë i centralizuar dhe i shkëputur nga tregu lokal i punës. AlbVET mbështet procesin e decentralizmit drejt vendimmarrësve vendorë, përmes pilotimit të një Qendre Rajonale gjysëm-autonome të Arsimit dhe Formimit Profesional në Qarkun e Durrësit.Per me teper informohu prej Matthias Jaeger
Komponenti 4 – Përfshirja sociale
AFP-ja, si një mjet aktiv në funksion të tregut të punës është një instrument për përfshirjen në të të minoriteteve dhe grupeve të tjera në nevojë. Për këtë AlbVET mbështet zhvillimin dhe zbatimin e përqasjeve dhe koncepteve respektive.Per me teper informohu prej Kleidor Rustemi.


