Programi Zviceran i Mbështetjes për Arsimin dhe Formimin Profesional
Mbështetja për procesin e integrimit evropian duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe konkurrencën e ekonomisë është qëllimi kryesor i strategjisë së bashkëpunimit zviceran për Shqipërinë për vitet 2010-2013. Brenda kësaj strategjie, ekonomia dhe punësimi me një fokusim të veçantë tek arsimi dhe formimi profesional për të përmirësuar mundësitë e punësimit për grupin e synuar, d.m.th. të rinjtë, gratë dhe romët, janë përcaktuar si nënfushë e saj. Projekti AlbVET paraqet një nga shtyllat kryesore të kësaj nënfushe dhe do të shtrihet në vend sic paraqitet në hartën më poshtë.

Faza 3 është edhe faza e fundit e projektit AlbVET. Në mënyrë operative, projekti do të fokusohet në përfundimin, konsolidimin dhe vijueshmërinë e metodave inovative të të nxënit, skemat e trajnimit dhe ciklet e trajnimit të punonjësve. Kapitalizimi i përvojave dhe dokumentimi e shpërndarja e mësimeve të marra, do të jenë çështje primare në menaxhimin e njohurive dhe në komunikim.
Gjatë fazës 3 projekti AlbVET do të zbatojë 3 komponentët e mëposhtëm:
-
Në reformën e sistemeve formale, projekti mbështet qeverinë shqiptare në rinovimin e një fushe tërësisht profesionale (termohidraulikën) me metoda të reja mësimore në të 10-të shkollat profesionale. Ai mbështet gjithashtu zhvillimin dhe zbatimin e një lloji të ri trajnimi post-sekondar në Tekonologjinë e Informacionit, sipas marrëveshjeve ndërinstitucionale.
-
Në partneritetin për të nxënit, PAFL, projekti nxit pjesëmarrjen e sektorit privat për ofrimin e arsimit dhe formimit profesional sipas marrëveshjes jo-formale dhe sipas sistemit formal.
-
Krahas fokusimit tek kapitalizimi dhe mësimet e përvetësuara, Menaxhimi i njohurive dhe komunikimi do të përkrahë gjithashtu zbatimin e ligjit dhe politikave arsimore për AFP-në, si dhe do të shërbejë si platformë shkëmbimi, koordinimi dhe bashkëpunimi mes projekteve dhe donatorëve.
Përsa i përket përmbajtjes, çështje kryesore të politikës që do të ndjekë projekt AlbVET 3 janë: informimi mbi boshllëkun ekzistues të aftësive në ekonominë shqiptare, mbi metodat e reja të dhënies së teorisë dhe praktikës, mbi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mes aktorëve, dhe mbi përfshirjen e sektorit privat.
Programi është tërësisht i financuar nga SDC, (Agjensia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e qeverisë Zvicerane.) Agjensia zbatuese e AlbVET është Swisscontact, organizatë private për zhvillim dhe bashkëpunim.


